Policia jep detaje për çantën e dyshimtë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka dhënë informacion për një çantë të dyshimtë që është gjetur në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka njoftuar për media se pas intervenimit të njësive kompetente është konstatuar se nuk bëhet fjalë për mjet shpërthyes.
“Rreth orës 14:00 është pranuar informata për një mjet të dyshimtë (çantë)në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën. Bazuar në të dhënat nga terreni pas intervenimit të njësive kompetente është konstatuar se nuk bëhet fjalë për mjet shpërthyes.” – ka thënë Ahmeti.