Policia jep detaje për arrestimin e tre serbëve në veri
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e tre serbëve gjatë ditës së mërkurë.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, ata janë arrestuar për shkak se dyshohen se “gjatë luftës në Kosovë kanë marrë pjesë në vrasje, tortura, shkatërrim prone dhe dëbim të popullatës civile në territorin e Vushtrrisë”.
Rasti është inicuar “krime lufte kundër popullatës civile”.
Raporti i plotë:
KRIME LUFTE KUNDËR POPULLATËS CIVILE
Vushtrri. 1998-1999. Janë arrestuar tre meshkuj serb, për shkak se dyshohen se gjatë luftës në Kosovë kanë marrë pjesë në vrasje, tortura, shkatërrim prone dhe dëbim të popullatës civile në territorin e Vushtrrisë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.