Policia jep detaje për arrestimin dhe lirimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut dhe kryesuesit të Kuvendit - NACIONALE

Policia jep detaje për arrestimin dhe lirimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut dhe kryesuesit të Kuvendit

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës përmes një komunikate kanë bërë të ditur se ka shoqëruar në polici, dy persona në Mitrovicën e Veriut, pasi kishin tentuar të vandalizonin mbishkrimit ‘I Love Mitrovica’, dhe së të njejtëve iu ka shqiptuar kundërvajtje për vandalizëm. Me urdhër të prokurorit kompetent janë liruar, për të vazhduar me procedurat e mëtejme.

Policia në komunikatë kanë bërë të ditur se fillmisht kishin pranuar një vendim të komunës së Mitrovicës Veri për largim të mbishkrimit ‘I Love Mitrovica’.

Pas kësaj njësitet policore kishin dalë menjëherë në vendin e ngjarjës.

Tutje thuhet se Kryetari i Mitrovicës së Veriut së bashku me 20 persona kishin shkuar tek obeliksu "I Love Mitrovica" dhe kishin tentuar ta vandalizonin, pas kësaj ka intervenuar policia duke i shoqëruar në stacion policor, Kryetarin e Mitrovicës së Veriut Milan Radojevic dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, Ivan Zaporozac..

Milan Radojevic dhe Ivan Zaporozac iu është shqiptuar kundërvajtje për vandalizëm. Me urdhër të prokurorit kompetent janë liruar, për të vazhduar me procedurat e mëtejme.

Shoqërohen në stacion policor dy persona për vandalizëm

Prishtinë, më 05 qershor 2026

Policia e Kosovës, sot me datën 05.06.2026 ka pranuar vendimin e komunës së Mitrovicës Veri për largim të mbishkrimit ‘I Love Mitrovica’.

Në vend të ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet policore, si dhe sipas procedurave të parapara ligjore janë njoftuar inspektorët komunalë, që vendimi në fjalë duhet të shtyhet derisa të pranohet vendimi nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Në vendin e ngjarjes, ka ardhur kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut me rreth njëzetë (20) persona, ku në mesin e tyre ka qenë edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal Mitrovicë Veri, të cilët pasi janë njoftuar nga komandanti i stacionit policor rreth situatës, kryetari pas dhënies së intervistës për media, iu është drejtuar zyrtarëve policorë me fjalë "tani do të ngjyrosim me ngjyrë emblemën ".

Derisa zyrtarët policorë kanë njoftuar se një gjë e tillë nuk lejohet të ndodhë, njëherit kanë kërkuar dhe tentuar të ndalojnë dëmtimin/ngjyrosjen e objektit publik.

Edhe përkundër kërkesës dhe urdhrit që të ndalohet dëmtimi/ngjyrosja e objektit publik, të njëjtit kanë filluar ta ngjyrosin atë, me ç’rast është dashur intervenimi i zyrtarëve policorë të cilët kanë shoqëruar dy personat në stacion policor. Sipas procedurave të parapara të njëjtëve iu është shqiptuar kundërvajtje për vandalizëm. Me urdhër të prokurorit kompetent janë liruar, për të vazhduar me procedurat e mëtejme./Nacionale.

Lajme të ngjashme