Policia jep detaje për aksidentit te Kroni i Mbretit, një person i lënduar
Një veturë është vetaksidentuar dhe ka dal jashtë rruge, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, saktësisht te Kroni i Mbretit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:40 dhe si pasojë është lënduar një person.
“Rreth orës 13:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Njësia policore e trafikut njofton se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person është dërguar për tretman mjekësor.” - tha ai.
Gazeta Nacionale pak më parë ka raportuar për këtë ngjarje dhe ka shpërndarë fotografi nga vendi i ngjarjes.
