Policia jep detaje për aksidentin në Prizren ku humbi jetën një këmbësor - NACIONALE

Policia jep detaje për aksidentin në Prizren ku humbi jetën një këmbësor

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin me fatalitet në Prizren, ku humbi jetën një këmbësor.

Njoftimi:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Prizren / 18.03.2026 – 18:40. I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia në vendkalimin për këmbësor ka goditur këmbësorin–viktimën mashkull kosovar cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor pasi ka arritur në spitalin e Prizrenit. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme