Policia interviston një grua vetëm pse ditën e zgjedhjeve e pyeti një mashkull nëse kishte votuar - NACIONALE

Policia interviston një grua vetëm pse ditën e zgjedhjeve e pyeti një mashkull nëse kishte votuar

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Mitrovicë të Veriut ka intervistuar dhe më pas ka liruar një gruaje, nën dyshimin se kishte cenuar përcaktimin e lirë të votuesit.

Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se e dyshuara e kishte telefonuar ankuesin në ditën e zgjedhjeve duke e pyetur nëse ka votuar.

“Me 17.10.2025 është iniciuar rasti ndaj të dyshuarës femër kosovare, e cila ka telefonuar ankuesin mashkull kosovar, duke e pyetur se a kishte votuar në ditën e zgjedhjeve. E dyshuara është identifikuar dhe është intervistuar, pastaj me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, është thënë në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme