Policia gjermane e qëlloi për vdekje të dyshuarin afër konsullatës izraelite në Munih - NACIONALE

Policia gjermane e qëlloi për vdekje të dyshuarin afër konsullatës izraelite në Munih

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia gjermane e qëlloi për vdekje një “person të dyshimtë” afër qendrës për dokumentimin e nazizmit dhe konsullatës izraelite në qytetin Munih të enjten.

Sipas policisë në Bavari, burri u qëllua me armë dhe zona u rrethua përreth Karolinenplatz-it. Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann, tha më vonë se i dyshuari kishte vdekur, raporton televizioni BBC.

Policia tha se një person ishte vërejtur në zonë dhe dukej se po mbante një armë zjarri, ndërsa policët pastaj hapën zjarr me armë zyrtare.

Autoritetet e sigurisë thanë se nuk kishte shenja për ndonjë të dyshuar tjetër dhe i bënë thirrje publikut që të mos publikonin pamje të incidentit në rrjete sociale.

Konsullata izraelite ishte e mbyllur në kohën e të shtënave, sepse ishte duke e mbajtur organizimin vjetor përkujtimor për sulmin e vitit 1972 kundër atletëve izraelitë nga persona të armatosur të grupit militant palestinez, Shtatori i Zi.

Një helikopter i policisë qarkulloi mbi zonën ku ndodhën të shtënat.

Qendra dokumentuese për historinë e Socializmit Kombëtar u hap para nëntë vjetëve në vendin ku më parë ndodhej selia qendrore e “Shtëpisë së Kaftë” të Partisë Naziste.

Lajme të ngjashme