Policia gjen dy zolla në një kompleks të pabanuar në veri - NACIONALE

Policia gjen dy zolla në një kompleks të pabanuar në veri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dy armë të tipit zolla, të prodhimit serb, janë zbuluar të hënën në një kompleks banesor të pabanuar në rrugën “Anka Spaic” në Mitrovicën e Veriut.

Sipas policisë, informacioni për praninë e mundshme të armëve ishte siguruar në rrugë operative, pas së cilës njësitë policore ndërhynë në vendin e ngjarjes rreth orës 14:05.

Njoftimi:

Policia ne Mitrovicë të Veriut gjen dy armë (zolla)

Mitrovicë Veri , 21 Korrik 2025

Më datë 21.07.2025, rreth orës 14:05, njësitë policore në kuadër të Stacionit Policor Mitrovicë Veri, përmes rrugëve operative, kanë pranuar informacion se në një kompleks banesor të pabanuar në rrugën “Anka Spaic” në Mitrovicë të Veriut mund të ketë prani të armëve të zjarrit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, përfshirë edhe njësinë e specializuar për trajtimin e mjeteve shpërthyese. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar dy armë të llojit zolla, prodhim serb.

Armët janë sekuestruar si dëshmi materiale, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.”

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë publike dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo informacion të dyshimtë përmes linjave zyrtare të komunikimit.

Lajme të ngjashme