Policia gjen arsenal armësh në Mitrovicën e Veriut, nuk ka të arrestuar - NACIONALE

Policia gjen arsenal armësh në Mitrovicën e Veriut, nuk ka të arrestuar

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe municioni në një bodrum në rrugën "Vasilije Ostroshki", pas një informacioni të marrë nga qytetarët.

Gjatë kontrollit, forcat e rendit gjetën tre armë të gjata, një tytë vazhduese, 764 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 14 karikatorë, një granatë dore tymuese, si dhe uniforma dhe jelekë antiplumb ushtarakë.

Prokurori i Shtetit ka inicuar hetimet për "mbajtje të paautorizuar të armëve".

Nuk ka të arrestuar, por rasti mbetet nën hetime.

Lajme të ngjashme