Policia gjen armë ushtarake në dy kontrolle në Leposaviq, një i arrestuar - NACIONALE

Policia gjen armë ushtarake në dy kontrolle në Leposaviq, një i arrestuar

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe pajisje ushtarake në dy raste të ndara në komunën e Leposaviqit, duke iniciuar procedura penale për veprën “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri, rasti i parë është iniciuar më 19 dhjetor 2025, rreth orës 22:07, kur zyrtarët e Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë, gjatë patrullimit në fshatin Rvatska, kanë gjetur në një shtëpi të pabanuar një armë gjuetie, një karabinë, një armë të tipit AK-47, 240 fishekë dhe një palë dylbi. Më 22 dhjetor, gjatë veprimeve hetimore, janë sekuestruar edhe një pushkë ajrore, mekanizëm për barut, një thikë ushtarake dhe një frotroll për revole. Për këtë rast nuk ka persona të arrestuar dhe hetimet janë në vazhdim.

Rasti i dytë është regjistruar më 20 dhjetor 2025, rreth orës 06:45, kur Policia ka arrestuar personin R.R. (1965) në fshatin Veacev. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur një pushkë gjuetie, një pushkë gjysmëautomatike, një bombë dore, dy tromblona, fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe pajisje ushtarake. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme