Policia flet për rrahjen e dy asamblistëve të VV-së: Rasti ndodhi në afërsi të objektit të komunës
Policia e Kosovës tashmë ka kontaktuar me gazetën Nacionale në lidhje me rrahjen e raportuar të dy këshilltarëve komunalë të Vetëvendosjes në Podujevë. Çka na thanë ata?
Rasti u konfirmue të kishte ndodhur në orën 11 dhe në afërsi të objektit të komunës së Podujevës. Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës u shpreh se të dy personat janë shoqëruar në stacionin policor.
Nacionale kishte mësuar se bëhej fjalë për asamblistët Artrit Mulliqi dhe Ragip Fetahu. Çështja që kishte çuar drejt mosmarrëveshjes sipas burimeve tona kishte qenë zgjedhja e shefit të Grupit të asamblistëve të VV-së në komunë. Kjo pozitë i ishte ndarë më pas z. Haki Rudari.
"Njësia policore ka dalë në vendngjarje ku per intervistim ka shoqeruar ne stacion policor dy persona të përfshirë në këtë ngjarje e cila
është duke u trajtuar në koordinim me prokurorin e shtetit." - tha znj. Ahmeti nga Policia e Kosovës.
Edhe më herët kishte pasur përplasje politike brenda Vetëvendosjes në Llap. Nacionale do t'ju mbajë të informuar në lidhje me rastin në fjalë.
