Policia e Kosovës sekuestron drogë dhe para në Prishtinë, arrestohet një person në Prishtinë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që tek i njëjti është gjetur substancë e dyshuar narkotike.
PK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka ndalur për kontroll një makinë, në të cilën kanë gjetur 7 paketime me peshë 4 gram të dyshuara si substanca narkotike.
Pas kësaj PK, ka kontrolluar shtëpinë dhe banesën e të dyshuarit, në të cilat janë gjetur substancë e dyshuar që është kokainë, rreth 570 gramë me vlerë 57 mijë euro.
Tutje në dy lokacionet janë gjetur edhe:
Tri (3) peshore digjitale,
Njëmijë (1000) Euro, para kesh,
18 Dollar amerikan,
160 Franga zvicerane,
20 Funta angleze,
20 dinar serb,
Dy (2) telefona dhe
Një (1) Automjet e tipit Audi.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
