Policia e Kosovës njofton se nga një nëntori nuk lëshon çertifikata për të kaluarën kriminale, iu takon gjykatave
Policia e Kosovës me anë të komunikatës për media kanë bërë të ditur për qytetarët se nga data një nëntor më nuk do të lëshoj çertifikata për të kaluarën kriminale. Këto çertifikata nga një nëntori e tutje qytetarët do të mund t’i nxjerrin pranë gjykatave kompetente.
E plotë:
Policia e Kosovës, përmes kësaj komunikate zyrtare, njofton mediat dhe qytetarët se duke filluar nga data 01.11.2024, nuk do të lëshojë për palët kërkuese/qytetarët vërtetim për të kaluarën kriminale. Ndërprerja e lëshimit të vërtetimeve i referohet Ligjit Nr. 08/L-194 mbi Sistemin Qendror të Evidencës Penale, i cili shfuqizon çdo dispozitë tjetër ligjore që përcakton nxjerrjen apo lëshimin e certifikatave që ndërlidhen me evidencën penale. Departamenti i Evidencës Qendrore Penale pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës mbetet përgjegjës për t’i lëshuar këto vërtetime, prandaj palët kërkuese/qytetarët mund të aplikojnë në gjykatat që mbulojnë territorin e tyre.