Policia e Kosovës ndalon një rast kontrabande me këpurdha në Karaqevë - NACIONALE

Policia e Kosovës ndalon një rast kontrabande me këpurdha në Karaqevë

1 vit më parë

nga NACIONALE

900 kilogramë këpurdha janë kapur nga Policia e Kosovës në një rast të tentuar kontrabande në fshatin Karaqevë.

Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur: 910 kg kërpudha të freskëta të llojit shampinion.

Njoftimi:

Parandalohet kontrabanda e rreth 900 kg kërpudha

Prishtinë, më 12 gusht 2025

Njësitet Patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) – Muqivercë, gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve në brezin kufitar, sot më 12.08.2025, rreth orës 11:45, në zonën kufitare të fshatit Karaqevë kanë ndaluar automjetin kombi (furgon), ngjyrë e bardhë, me targa vendore i drejtuar nga një shtetas i Kosovës.

Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur: 910 kg kërpudha të freskëta të llojit shampinion. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe dorëzimin e mallrave në Doganën e Kosovës.

Lajme të ngjashme