Policia e Kosovës konfiskon 700 litra vajra të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut
Policia Kufitare e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar 700 litra vajra motorike të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut.
Siç thuhet në komunikatën e policisë, vajrat po kontrabandoheshin me një kombi të bardhë, pa targa.
“Njësitet e angazhuara policore, ndërkohë kanë pranuar informata tjera relevante se kombi i dyshuar i cili kishte sjell mallrat nga Maqedonia veriore i kishte shkarkuar ato diku në fshatin Drobesh –Viti, perderisa mallrat e shkarkuara nga kombi janë ngarkuar në mjetin tjeter transportues WV Caddy ngjyrë e kuqe me targa vendore dhe i njëjti është në drejtim të rruges Viti – Gerlicë”, thuhet në njoftimine policisë.
Policia ka arritur që në fshatin Sodovinë ta ndaloj automjetin që drejtohej nga i dyshuari me inicialet B.K., mashkull kosovar nga Ferizaj.
Gjatë kontrollit në automjetin e ndaluar kishte pasur të ngarkuar 70 pako me nga 10 litra vajra motorike.