Policia e Kosovës konfiskon 68 kilogram marihuanë, arrestohen shtatë persona - NACIONALE

Policia e Kosovës konfiskon 68 kilogram marihuanë, arrestohen shtatë persona

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një aksion i sotëm i Policisë së Pejës, Gjakovës dhe Mitrovicës në dhjetë lokacione ka rezultuar me konfisikim të 68 kilogramëve marihuanë ndërsa janë arrestuar 7 persona të dyshuar për kultivim dhe trafikim me lëndë narkotike.

“Policia ka konfiskuar si provë materiale që do të përdorët në procedurë të mëtejme: substancë narkotike 68 kg e 49 gr, dyshohet të jetë marihuanë, që ka qenë në proces të tharjes, 177 bimë narkotike të llojit kanabis-sativa, 421 gr. substancë narkotike, dyshohet e llojit kokainë, dy armë zjarri, para të gatshme e dëshmi tjera”, thuhet në komunikatën e policisë.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Lajme të ngjashme