Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e dy të dyshuarve për vjedhje të shërbimeve
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për bashkëpunim për identifikimin e dy personave që dyshohen për “vjedhje të shërbimeve”.
Policia ka publikuar fotografinë e tyre dhe kërkon që kushdo që i sheh të lajmërohet në polici.
Njoftimi i plotë.
Kërkesë për bashkëpunim - identifikim të personave të dyshuar
Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.
Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje e shërbimeve, që ka ndodhur me datën 19.07.2024 në Prishtinë.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.