Policia e Kosovës jep detaje për të shtënat me armë zjarri afër Ministrisë së Tregtisë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për të shtënat me armë zjarri në afërsi të Ministrisë së Tregtisë.
Sipas policisë, viktima ka lajmëruar se deri sa ishte duke lëvizur me veturë, dy persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe janë larguar.
Nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale.
Policia e ka cilësuar rastin si “vrasje në tentativë”.
Raporti i plotë:
VRASJE NË TENTATIVË
Prishtinë 10.10.2022 – 15:35. Ankuesi mashkull ka informuar se për deri sa ishte duke lëvizur me veturë, dy persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe më pas janë larguar. Si pasoj e të shtënave me armë, janë shkaktuar dëme materiale në veturën e ankuesit. Nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar 8 gëzhoja të armës së zjarrit. Rasti është duke u hetuar.