Policia e Kosovës ia sekuestron patentë shoferin shtetases zvicerane
Policia e Kosovës nga drejtoria rajonale e Gjilanit ka vazhduar aktivitetet e saja për të vënë rend dhe rregull në komunikacion.
Derisa policia po inspektonte, hasi në një automjet i cili po lëvizte me shpejtësi marramendëse në rrugën “Nato 99”, të Gjulanit.
Shpejtësia e ljuar ishte 50 km/h, ndërkohë vozitësja me dokumente të Zvicres, po e ngiste veturën ne 145 km/h.
Te njëjtës i është shqiptuar gjobë në vlerën e 300 eurove si dhe i është konfiskuar patentë shoferi.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë raportin e policisë për këtë rast.
Tejkalim i shpejtësisë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj
Gjilan, 19 gusht 2022
Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan me datën 19.08.2022 në kuadër të zbatimit të Planit Operativ ,,Sezoni Veror’’ dhe ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në rrugën Qarkore ,,Nato 99’’ në qytetin e Gjilanit.

Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili ne zonën ku është kufizimi i shpejtësisë pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e dyzet e pesë (145) km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) eurove, konfiskuar patentë shoferi dhe masa e përkohshëme e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.