Policia e Kosovës ekstradon në Maqedoni të kërkuarin me urdhërarrest ndërkombëtar - NACIONALE

Policia e Kosovës ekstradon në Maqedoni të kërkuarin me urdhërarrest ndërkombëtar

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës e ka ekstraduar sot për në Maqedoni të Veriut një të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

Në njoftimin e policisë është thënë se bëhet fjalë për shtetasin maqedonas O.B.

Sipas policisë, ai I dyshuarit ishte arrestuar nga autoritetet e Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën 20.02.2026, ka bërë ekstradimin e shtetasit maqedonas O. B. nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut. I dyshuarit ishte arrestuar nga autoritetet e Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet maqedonase, për veprat penale ‘prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i substancave narkotike’ dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë”, është thënë në njoftim, duke dhënë detaje tjera.

“Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme