Policia e Kosovës e kthen faqen në Facebook, pasi doli jashtë funksionit - NACIONALE

Policia e Kosovës e kthen faqen në Facebook, pasi doli jashtë funksionit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës duket se e ka kthyer faqen në Facebook, ku edhe i bën njoftimet zyrtare.

Më herët, gazeta Nacionale raportoi se kjo faqe ishte jashtë funksionit, derisa nga Policia na thanë se kjo ka ndodhur për arsye të “problemeve teknike”.

“I nderuar, referuar interesimit tuaj ju informojmë se, për arsye të problemeve (teknike) të shfaqura, facebook-u zyrtar i PK-së është jashtë funksioni. Lidhur me këtë janë marrë masat adekuate përmes mekanizmave kompetent, me qëllim të evitimit të problemit.” - thuhej në përgjigjjen e tyre për Nacionalen.

Ndërkohë, policia sapo ka njoftuar për dy të arrestuar të cilin ishin në kërkim me urdhëresa gjyqësore.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 21.02.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar dy persona R.B. (1996) dhe E.S. (1989).

I arrestuari i parë ishte e kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan dënim burgimi prej dy (2) vite e katër (4) muaj veprat penale ,,Posedimi i paautorizuar i narkotikëve’’, ndërsa personi i dytë ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata me dënim burgimi prej një (1) vit e njëzet (20) ditë për veprën penale ,,Kanosje dhe posedim i pa autorizuar i narkotikëve’.” – thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, pas përfundimit të procedurave të dy të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Lajme të ngjashme