Policia e Kosovës arreston policin serb, iu gjetën fishekë dhe mijëra euro para të gatshme - NACIONALE

Policia e Kosovës arreston policin serb, iu gjetën fishekë dhe mijëra euro para të gatshme

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Një pjesëtar i policisë së Serbisë është arrestuar në vendkalimin kufitar në hyrje të Kosovës, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij janë gjetur fishekë dhe një shumë e madhe parash.

Policia ka njoftuar se i dyshuari, shtetas kosovar me veturë me targa të Beogradit, ishte ndaluar për kontroll, ku në bagazhin e makinës janë gjetur dhe sekuestruar 51 fishekë, 9.900 euro para të gatshme dhe 26.000 dinarë serbë.

Gjatë kontrollit janë konfiskuar edhe dokumente personale, përfshirë kartelën e identifikimit dhe distinktivin e policisë së Serbisë, kartelën e sindikatës së policisë serbe, letërnjoftimet e Serbisë dhe Kosovës, pasaportën serbe, si dhe një palë spaleta të uniformës, dorëza dhe një USB.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është në hetim.

Lajme të ngjashme