Policia e konfirmon për Nacionalen: Ka ndodhur një tentim-vrasje në Skënderaj
Mesnata e 2 korrikut prodhoi plagosjen e dy policëve në Skënderaj, por mesnata e 3 korrikut duket se ka prodhuar një tentimvrasje.
Një person ishte arrestuar nga Policia e Kosovës për këtë arsye, në bazë të përgjigjes që i ka dhënë Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës.
Personit të dyshuar raportohet t’i jenë gjetur armë, karikator i zbrazur dhe tetë gëzhoja.
Kujtojmë se vetëm një natë më parë, në Skënderaj kishte ndodhur plagosja e dy policëve e ku i përshirë kishte qenë ish nënkryetari i kësaj komune z. Nuredin Lushtaku.
Policia ka thënë për Nacionalen se gjuajtja me armë zjarri ka ndodhur nga persona të panjohur derisa automjeti ishte në lëvizje.
Personi i arrestuar ka inicialet “A.I.”
Atij i është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, dhe ndaj të cilit është iniciuar rasti i tentimvrasjes.