Policia e arreston prishtinasin që kishte sulmuar seksualisht një grua në vitin 2021
Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua vitin e kaluar.
Gruaja që ka raportuar rastin në polici, ka thënë se ngjarja ka ndodhur 2021.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i PK-së:
SULM SEKSUAL
Prishtinë 30.08.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Sipas ankueses, ngjarja ka ndodhur në vitin 2021. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.