Policia e arreston një zyrtar të komunës së Ferizajt
Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të komunës së Ferizajt.
Sipas raportit 24 orësh, zyrtari dyshohet se kishte keqpërdorur detyrën e tij duke ia mundësuar një shtetasi turk të pajiset me dokumentacionin e Kosovës.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
KEQPËRDORIM I POZITËS APO AUTORITETIT ZYRTAR
Objekti i Komunës Ferizaj 11.03.2019 – NN. Është arrestuar zyrtari i komunës i dyshuari mashkull kosovar pasi që duke keqpërdorur pozitën e tij, i kishte mundësuar një shtetasi turk të pajiset me dokumentacion të Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.