Policia e arreston një person pasi e kërcënoi bashkëshorten, i konfiskohet një pistoletë - NACIONALE

Policia e arreston një person pasi e kërcënoi bashkëshorten, i konfiskohet një pistoletë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një qytetare ka denoncuar bashkëshortin e saj në stacionin policor të Fushë Kosovës, duke deklaruar se ai e ka kërcënuar. Pas marrjes së kallëzimit, Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, duke arrestuar personin.

Sipas informacioneve zyrtare, njësia hetimore nga Drejtoria Rajonale në Ferizaj ka ndërhyrë dhe gjatë kontrollit ka konfiskuar një armë zjarri të llojit pistoletë, së bashku me 47 fishekë, që dyshohet se i përkisnin personit të raportuar.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet në trajtim të mëtejshëm nga njësia për dhunë në familje”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme