Policia e arreston një person në Shtime, i dënuar me 45 ditë burgim - NACIONALE

Policia e arreston një person në Shtime, i dënuar me 45 ditë burgim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës, ka njoftuar se e kanë arrestuar një person në fshatin Belincë në Shtime, pasi i njejti kishte urdhëresë të lëshuar nga Gjykata dhe ishte i dënuar me 45 ditë burgim efektiv, për veprën, armëmbajtje pa leje.

E plotë:

Arrestohet një person i kërkuar në Shtime

Më datë 19.08.2025, rreth orës 14:25 në fshatin Belincë, në Shtime, njësitet policore bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, kanë arrestuar personin e kërkuar K. H., 35 vjeç.

Ai ishte i dënuar me 45 ditë burgim efektiv për veprën penale "Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar dhe përdorim i armës".

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dënuari është dërguar për vuajtjen e dënimit.

Lajme të ngjashme