Policia e arreston një person në Mitrovicë për zjarrëvënie të veturës - NACIONALE

Policia e arreston një person në Mitrovicë për zjarrëvënie të veturës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës, përmës një njoftimi ka informuar se e kanë arresutar një person, i cili dyshohet se i vuri flakën, veturës së komishut të tij.

Sipas këtij njoftimi i arrestuari është N. LL 59 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Tutje në njoftim thuhet se hetimet fillestare tregojnë për një konflikt ndërmjet fqinjëve, meqenëse, i arrestuari dhe i dëmtuari jetojnë në të njejtin lokacion.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale Zjarrvënie

Mitrovicë e Jugut, 12 nëntor 2022

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta, hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale zjarrvënie.

Arrestimi i të dyshuarit N. Ll., 59 vjeçar, m/k/sh shtetas i Republikës se Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme për kryerje të veprës penale ‘zjarrvënie” që është raportuar sot në ora 03:56, e ndodhur në rrugën “Agim Ramadani-Katana” në Mitrovicën e Jugut, ku si pasoj e zjarrvënies është djegur një veturë pronë e ankuesit mashkull/kosovar/ shqiptar, e cila ka qenë e parkuar në afërsi të banese së tije.

Bazuar në hetimet fillestare, si shkas i rastit dyshohet të jetë një mosmarrëveshje fqinjësore ndërmjet ankuesit dhe të dyshuarit të cilët banojnë në të njëjtin lokacion.

Ndërsa, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lajme të ngjashme