Policia e arreston 25-vjeçaren e kërkuar nga gjykata për vjedhje të rëndë - NACIONALE

Policia e arreston 25-vjeçaren e kërkuar nga gjykata për vjedhje të rëndë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës e ka arrestuar një 25-vjeçare në Ferizaj, e cila ishte në kërkim nga Gjykata pasi ishte dënuar për vjedhje të rëndë, me 1 vit e 20 ditë burgim.

E plotë:

Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata

Më datë 12 maj 2025, rreth orës 17:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka lokalizuar dhe arrestuar një person të kërkuar nga gjykata .

E arrestuara, A.Q. (25 vjeçe), ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për veprën penale “vjedhje e rëndë”, për të cilën ishte dënuar me 1 vit e 20 ditë burgim.

Pas përfundimit të procedurave policore, ajo është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave gjyqësore dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Lajme të ngjashme