Policia arreston tre persona në Kamenicë për vjedhjen e një televizori, një thithëse elektrike e mjete të tjera të punës - NACIONALE

Policia arreston tre persona në Kamenicë për vjedhjen e një televizori, një thithëse elektrike e mjete të tjera të punës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona për vjedhjen e disa mjeteve të punës si dhe një thithëse elektrike në Kamenicë.

Arrestimi i tyre është bërë pasi të njëjtit dyshohet se në bashkëveprim kanë qenë të involvuar në një rast ‘vjedhje e rëndë’, të ndodhur me datën 16.02.2023, në të cilin rast ishin vjedhur mjete pune të llojeve të ndryshme.” – thuhet në njoftimin e policisë.

Mjetet e punës janë sekuestruar dhe pas verifikimit do t’i kthehen pronarit legjitim.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen të dyshuarit për ‘vjedhje’

Kamenicë, 16 mars 2023

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i hetimeve të stacionit policor Kamenicë, me datën 16.03.2023 pas një pune hetimore mirë të organizuar dhe veprimeve operacionale, ka arritur që t’i lokalizojë dhe të arrestojë tre të dyshuar shqiptarë kosovarë S. K. (viti i lindjes 1981), E. B. (viti i lindjes 2001) dhe L. S. (viti i lindjes 1998).

Arrestimi i tyre është bërë pasi të njëjtit dyshohet se në bashkëveprim kanë qenë të involvuar në një rast ‘vjedhje e rëndë’, të ndodhur me datën 16.02.2023, në të cilin rast ishin vjedhur mjete pune të llojeve të ndryshme.

Pas arrestimit nga të dyshuarit janë sekuestruar sendet e dyshuara të vjedhura të cilat pas verifikimit do t’i kthehen pronarit legjitim.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të ngrihet kallëzim penal për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’ dhe rasti me kallëzim penal do të përcillet në Prokurorinë Themelore.

Lajme të ngjashme