Policia arreston personin që kishte aktive shtatë urdhëresa të gjykatës - NACIONALE

Policia arreston personin që kishte aktive shtatë urdhëresa të gjykatës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar personin XH. P., i cili ishte i dënuar me dy vite burgim.

Në njoftimin e policisë është thënë se ai kishte aktive shtatë urdhëresa të gjykatës.

Sipas policisë, i njëjti ishte i dënuar për veprat mashtrim dhe prezantim i rremë.

“Sot nga njësite të stacionit policor Veriu në Prishtinë është arrestuar një person i cili kishte aktive shtatë urdhëresa të gjykatës. Personi i dyshuar, XH. P., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej pasi që i njëjti është dënuar me burgim (mbi dy vjet), për veprat mashtrim dhe prezantim i rremë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lajme të ngjashme