Policia arreston një person për falsifikimin e dokumenteve: Ja çka gjeti policia në laboratorin e sofistikuar - NACIONALE

Policia arreston një person për falsifikimin e dokumenteve: Ja çka gjeti policia në laboratorin e sofistikuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka zbuluar një laborator të sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve.

Lidhur me këtë rast është arrestuar një person dhe janë konfiskuar “makina laserike, printerë, mbi 20,000 mikroçipa dhe mijëra dokumente nga 51 shtete të ndryshme të botës”.

Njoftimi i plotë:

KOMUNIKATË E PËRBASHKËT NGA PROKURORIA SPECIALE

DHE POLICIA E KOSOVËS

Policia e Kosovës Zbulon një Laborator të Sofistikuar për Falsifikimin e Dokumenteve

Prishtinë, më 28.01.2025

Policia e Kosovës më 24 janar 2025 ndaloi një automjet në Prishtinë, ku gjeti dokumente të zbrazëta të shteteve të ndryshme të botës. Shoferi me inicialet (F.K.) u arrestua dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Pas hetimeve intenzive, u zbulua një shtëpi në Prishtinë që shërbente si laborator i sofistikuar për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si pasaporta, karta identiteti dhe patentë shoferë. Në bastisje u sekuestruan dëshmi relevante, makina laserike, printerë, mbi 20,000 mikroçipa dhe mijëra dokumente nga 51 shtete të ndryshme të botës. Ky rast po hetohet si “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Krim i organizuar” nga Prokuroria Speciale. Policia e Kosovës mbetet e angazhuar në luftimin e krimit të organizuar.

Lajme të ngjashme