Policia arreston një person për armëmbajtje pa leje
Policia e Kosovës ka njoftuar në lidhje me një arrestim.
Arrestimi i të dyshuarit ka ardhur për shkak të armëmbajtjes pa leje.
“Gjatë kontrollit të dyshimtit i është gjet një armë zjarri – pistolet Glock me dhjet fishek. Gjithashtu me urdhër të prokurorit është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit në Prizren dhe është gjet një pushkë. Të dyja armët ishin pa leje adekuate nga organet përgjegjëse”, njofton tutje Policia e Kosovës për Telegrafin.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë për mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të pa autorizuar të armës.