Policia arreston një person, kishte uzurpuar një banesë - NACIONALE

Policia arreston një person, kishte uzurpuar një banesë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 4 orësh se ka arrestuar një burrë për mos respektim të urdhrit të gjykatës.

Ai dyshohet të ja ketë uzurpuar banesën një personi tjetër.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti nuk e respekton vendimin e gjykatës për lirimin e banesës të cilën ia kishte uzurpuar viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Sipas policisë i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme