Policia arreston një burrë në Drenas, dyshohet se e dhunoi një të mitur - NACIONALE

Policia arreston një burrë në Drenas, dyshohet se e dhunoi një të mitur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një të dyshuari mashkull në Drenas.

Sipas raportit 24-orësh, ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një femër të mitur.

“DHUNIM

Gllogovc, 2024-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që më datë 21.06.2024 rreth orës 18:40 në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur e mitura femër kosovare me të cilën dyshohet se i dyshuari kishte kryer marrëdhënie seksuale. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i lartcekur dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje. Ndërsa viktima është kthyer në familjen e saj. Rasti është duke u hetuar” – shkruhet në raport.

Lajme të ngjashme