Policia arreston katër persona në Prizren, dyshohen për posedim droge
Njësia antidrogë e Policisë në Prizren, ka arrestuar katër të dyshuar pasi që iu gjetën substanca të dyshuara narkotike.
Policia Kosovës ka njoftuar se së pasditën e sotme ka pranuar urdhër verbal nga Gjqtari i Procedurës Paraprake në Prizren dhe Njësia e antidrogës në Prizren, nё asistim tё patrullave policore dhe forenzikёs sё stacionit policor nё Prizren, kanë ndërmarr një operacion bastisje në lokacionin/shtëpinë ku kishte dyshime sipas informacionit paraprak se gjendej substanca narkotike.
“Gjatë operacionit të bastisjes në vendin e ngjarjes, në flagrancë duke paketuar substancën narkotike, nga Policia janë arrestuar katër (4) persona tё dyshuar, si dhe janë sekuestruar si prova materiale dëshmitë si në vijim: 32 qese najloni tё ndara me substancë të dyshuar narkotike tё llojit marihuanë me peshё tё pёrgjithshme: 1 kg e 118 gr.; tri qese të mbushura me substancë të dyshuar për narkotike lloji kokain me peshë 0.79 gram; një peshore elektronike; katёr telefona mobilë; veturë e markës ‘Ford’ dhe disa qese plastike tё zbrazura qё dyshohet se do tё përdoreshin për paketimin e substancave narkotike’, thuhet në njoftim.
Tё dyshuarit janё shoqёruar nё stacionin policor nё Prizren, ku janё intervistuar në prezencë tё avokatёve mbrojtёs tё caktuar sipas detyres zyrtare.
“Pas intervistimit tё tyre me Vendim mbi Ndalimin tё lёshuar nga Prokurori i Shtetit nё Prizren, tё gjithё tё dyshuarit ndalohen pёr 48 orë për procedura të mëtejme ligjore”, njofton Policia.