Policia arreston ferizajasin, e rrahu të dashurën dhe e mbajti mbyllur për tri ditë
Policia e Kosovës në Ferizaj ka arrestuar një person 29 vjeçar, me inicialet A.SH, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, M.A, 30 vjeç, të cilën e ka mbajtur të mbyllur për tri ditë radhazi.
Policia përmes jë njoftimi ka bërë të ditur se viktima ka arritur t’i njoftojë fqinjtë e saj, të cilët e kanë lajmëruar policinë.
“Viktima, është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimroe.
Rasti po cilësohet si “Dhunë në familje dhe Lëndim i lehtë trupor”