Policia arreston dy të rinj në Ferizaj, njëri për dhunim e tjetri për grabitje - NACIONALE

Policia arreston dy të rinj në Ferizaj, njëri për dhunim e tjetri për grabitje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se stacioni policor në Ferizaj ka arritur të arrestoj dy persona, të cilët ishin në kërkim.

Sipas njoftimit, personi i parë me inicialet E.K., i moshës 19-vjeçare ishe në kërkim për veprën penale “Dhunim”.

Në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj, në shtëpinë e tij është arrestuar i dyshuari E.K. (19 vjeç), i cili ishte i kërkuar për veprën penale “Dhunim”. Pas arrestimit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit prej dy (2) vitesh.” – thuhet në njoftim.

Ndërsa, personi i dytë, E.A., 18-vjeç ishte në kërkim për “Grabitje”.

Në një rast tjetër, në fshatin Dubravë, është arrestuar i dyshuari E.A. (18 vjeç), i kërkuar për veprën penale “Grabitja”. Edhe ai është dërguar për vuajtje të dënimit prej një (1) viti.” – thuhet tutje në njoftim.

Lajme të ngjashme