Policia arreston dy persona në Podujevë, A. A dhe A. Z kërkoheshin me urdhëresë të gjykatës
Policia e Kosovës ka njoftuar se po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Në këtë drejtim, sipas policisë, sot janë arrestuar dy personat në Podujevë.
“Në kontekstin e kësaj, në një operacion të realizuar nga zyrtarët e stacionit të Podujevës sot u arrestuan dy persona të kërkuar nga Gjykata për veprën Lëndim trupor: - A. A, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe - A. Z, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët pas arrestimit nga ana e policisë janë dërguar në vuajtje të dënimit. Gjatë vitit 2025, zyrtarët e stacionit policor të Podujevës kanë realizuar 745 urdhëresa, prej tyre për vepra penale kanë qenë 251”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.