Polici në Suharekë godet me veturë këmbësorin, dërgohet në QKUK - NACIONALE

Polici në Suharekë godet me veturë këmbësorin, dërgohet në QKUK

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një zyrtar policor ka goditur një person në Samadraxhë të Suharekës, ditën e diele.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Vesel Gashi ka thënë për Nacionale.com se për shkak të lëndimeve, viktima ka përfunduar në QKUK.

Një zyrtar policor, jashtë detyrës zyrtare ka shkaktuar aksident në fshatin Samadraxhë, e ka goditur një person me veturën e tij private. Viktima fillimisht është dërguar për trajtim në spitalin e Prizrenit e pastaj edhe në Qendrën Klinike dhe Universitare”, ka thënë Gashi.

Tutje Gashi ka njoftuar se polici është suspenduar për 48 orë.

Aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe mosrespektimit të rregullave të trafikut”, ka përfunduar Gashi.

Lajme të ngjashme