Polici goditi me grushte në kokë qytetarin gjatë arrestimit, dënohet me 900 euro gjobë - NACIONALE

Polici goditi me grushte në kokë qytetarin gjatë arrestimit, dënohet me 900 euro gjobë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Kamenicë, ka dënuar me 900 euro gjobë zyrtarin policor F.K, i cili po akuzohet se në vitin 2022 ka keqtrajtiar R.Sh, duke e goditur me grushte në kokë.

Aktgjykimin është bërë të martën, sipas “Betimit për Drejtësi”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, më 19 prill 2021, ka ngritur aktakuzë ndaj F.K., me arsyetimin se në dhjetor të 2020-ës në Kamenicë, ai si zyrtar policor derisa ishte në detyrë zyrtare, e ka keqtrajtuar të dëmtuarin R.Sh.

Në aktgjykim thuhet se “Sipas prokurorisë, derisa i akuzuari së bashku me kolegët e tij policor A.K., L.L dhe F.K., ishin në pikë kontrolli tek “Viva Fresh”, ku A.K., L.L. dhe F.K. ishin jashtë veturës zyrtare, ndërsa F.K. brenda në të, me ç’rast kanë ndaluar të dëmtuarin R.Sh., ku në atë rast A.K. ia ka kërkuar atij dokumentin e identifikimit dhe ka kërkuar të dijë se pse i dëmtuari nuk kishte maskë dhe kishte dalur në orë policore, dhe më pas nga vetura del i pandehuri F. dhe ka kërkuar që ndaj tij t’i shqiptohet një tiketë fillimisht 35 euro e pastaj në shumë prej 200 euro”.

Lajme të ngjashme