Policëve të dorëhequr në veri iu ndalen rrogat, Gjuriq e merr gjysmën - NACIONALE

Policëve të dorëhequr në veri iu ndalen rrogat, Gjuriq e merr gjysmën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka konfirmuar se policëve të dorëhequr në veri të vendit iu janë ndaluar pagat, ndërkaq, ish-komandanti i policisë, Nenad Gjuriq, vazhdon të marrë gjysmë page.

Kallxo.com raporton se Sveçla i ka bërë këto deklarata në Komisionin për Administatë Publike.

Veç kësaj, Sveçla ka deklaruar se 80 policët e dorëhequr janë larguar pasi kanë pasur procedura të hapura disiplinore e penale.

“Sipas rregullativës së brendshme të policisë përderisa dikush është në proces të dorëheqjes dhe është në proces hetimor dorëheqja i pranohet”- shtoi Sveçla.

Duke folur për Gjuriqin, Sveçla arsyetoi dhënien e gjysmës së pagës, pasi që i njëjti është suspenduar dhe nuk ka dhënë dorëheqje.

Lajme të ngjashme