Policët kosovar shpejt pritet të pajisen me kamera të trupit
Të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës pritet të pajisen me kamera të trupit shumë shpejtë.
Për këtë qëllim, ky institucion i sigurisë ka ndarë 18 mijë e 480 euro. Kjo u bë e ditur sot nëpërmjet platformës elektronike për prokurim publik “e-prokurimi”.
Për këtë aktivitet të prokurimit përdoret procedurë e hapur e prokurimi me kriter për dhënie të kontratës – çmimi më i ulët.
Nëpërmjet këtij tenderi, Policia e Kosovës pritet të furnizohet me 30 copë kamera të trupit dhe 40 copë SD CARD.
Data 24 gusht 2022 është caktuar edhe afati deri kur mund të ofertojnë kompanitë e interesuara për këtë aktivitet të prokurimit.