“Po tutna mos po i thojnë kujt mbyte”: Familja e Rrahman Jasharajt të shqetësuar për sigurinë e tij - NACIONALE

“Po tutna mos po i thojnë kujt mbyte”: Familja e Rrahman Jasharajt të shqetësuar për sigurinë e tij

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryesindikalisti Rrahman Jasharaj, ishte cak i shumë sulmeve nëpër rrjete sociale këto ditë, kryesisht nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Familja e tij, janë të shqetësuar për sigurinë e tij, pas reagimeve lidhur me grevën e shpallur më 25 gusht.

“Po tutna mos po i thojnë kujt mbyte, hiqne qafe”, ka thënë Zenije Jasharaj-Rugova, motra e Rrahman Jasharajt.

Frika e familjes, u shtua edhe më shumë pas sulmit ndaj Jasharajt, në një shkollë të Prishtinës.

Ndërkaq, vëllai i tij, thotë se ky sulm ishte i porositur nga politikanët.

Zenije Jasharaj – Rugova, mes tjerash e porositi vëllanë e saj, Rrahmanin, që të kujdesët për vetën.

Vlen të theksohet, se ende nuk është arritur një marrëveshje mes sindikalistëve dhe qeveritarëve, ndërsa një takim i radhës, pritet që të mbahet nesër.

Lajme të ngjashme