“Po të isha në Srebrenicë më 1995, do të vritesha”: Abazoviq mohon se ka festuar 9 janarin - NACIONALE

“Po të isha në Srebrenicë më 1995, do të vritesha”: Abazoviq mohon se ka festuar 9 janarin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka mohuar se ka marrë pjesë në festën e Republikës Serbe.

Me 9 janar entiteti serb i Bosnjë dhe Hercegovinës shënon “ditën kombëtare”, festë e cila është e shpallur antikushtetuese në shtetin boshnjak.

Me këtë rast, Abazoviq ka deklaruar se për të dhe vendin e tij nuk ekziston asnjë datë tjetër e shtetësisë së Bosnje e Hercegovinës, përveç asaj zyrtares.

Kurrë nuk e kam festuar e as që do ta festoja 9 janarin. Për mua dhe Malin e Zi ekziston vetëm Dita e Shtetësisë së BeH-së”, deklaroi Abazoviqi në një intervistë me gazetarin boshnjak, Senad Haxhifejzoviq, transmeton Klan Kosova.

Madje, ish-kryeministri i Malit të Zi u shpreh se po të ishte në Srebrenicë më 1995, ai do të vritej.

Po të isha në Srebrenicë më 1995, sigurisht se do të vritesha”, potencoi ai.

Lajme të ngjashme