“Po sigurojmë mjedis të sigurt për të gjithë”, komandanti i KFOR-it flet nga veriu - NACIONALE

“Po sigurojmë mjedis të sigurt për të gjithë”, komandanti i KFOR-it flet nga veriu

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Përmes një mesazhi me video, Komandanti Rajonal i KFOR-it, kolonel Christopher Samulski, ka thënë se mandati i KFOR-it është që të sigurojë një mjedis të sigurtë për njerëzit që jetojnë në Kosovë.

Duke folur nga veriu, Samulski është shprehur se po patrullojnë të gjitha zonat dhe janë duke qëndruar pranë komunitetit.

Më tej ai ka thënë, se KFORI ofron siguri për të gjithë pavarësisht nga përkatësia etnike, feja apo vendi ku jetojnë.

“Mandati ynë është t’u sigurojmë njerëzve në Kosovë një mjedis të sigurt, pavarësisht nga përkatësia etnike, feja, apo vendi ku ata jetojnë. Prandaj, ne patrullojmë të gjitha zonat dhe qëndrojmë pranë komunitetit.”

Lajme të ngjashme