Po ndizte zjarr afër varrezave, arrestohet e më pas lirohet një person në Viti
Në Viti është arrestuar e më pas liruar një person.
I njëjti ishte përmes video incizimeve duke ndezur zjarr në afërsi të varrezave.
Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e zjarrfikësve të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.