"Po marrëveshjes, jo Albinit": Berat Buzhala tregon se si duhet të veprojë PDK-ja e LDK-ja për planin evropian - NACIONALE

"Po marrëveshjes, jo Albinit": Berat Buzhala tregon se si duhet të veprojë PDK-ja e LDK-ja për planin evropian

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Berat Buzhala, gazetar, ka bërë një video të gjatë 8-minutëshe, në të cilin ka treguar qëndrimin e tij rreth marrëveshjes evropiane, siç njihet gjerësisht plani franko-gjerman, të cilin tashmë e kryeministri Albin Kurti është i gatshëm ta pranojë.

Në videon e tij, Buzhala tregon qëndrimin e tij, duke thënë se si do të votonte pot ë ishte Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, e Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së. Tutje, Buzhala flet edhe për çështjen e kritikës së Ambasadës së ShBA-së ndaj opozitës e përmbajtjen e marrëveshjes evropiane, duke imagjinuar një njeri, përkrahës të VV-së, të ngritur nga koma dhjetë vjeçare.

“Ti kishe thanë, pranoje, pra ti kishe thanë Ambasada Amerikane qenka duke e mbrojtur Hashim Thaçin ose Isa Mustafën, se këta po dojkan me nënshkru marrëveshjen, edhe koka tu e shajtë Albin Kurtin si opozitë se koka t’u e parandalu marrëveshjen” – thotë Buzhala, duke thënë se e njëjta vlen edhe për përkrahësit e PDK-së.

Tutje, ai tregon se çfarë do të bënte po të ishte në vend të Krasniqit e Abdixhikut.

“Unë të kisha qenë PDK ose LDK, këtë marrëveshje s’i kisha marrë lajmet prej Albin Kurtit. Albin Kurti është i pabesueshëm, Albin Kurti është mashtrues, është mashtrues kur doli edhe në Bruskel e tha “s’ka Asociacion”, sepse ka Asociacion. Është mashtrues në çdo hap të jetës së tij. Pra me kanë unë Memli ose Lumiri, për këtë marrëveshje s’isha ulë kurrë me Albin Kurtin, isha ulur me Jeff Hovenier, isha ulur me ambasadorin gjerman. I kisha thanë a e diskutojmë edhe pak këtë sen” – vazhdon Buzhala.

“Opozita nuk mundet me dalë kundër kësaj marrëveshje, sepse dalin hipokritë. Çka duhet me bo opozita është, e unë mendoj që e kanë obligim me bo këtë send, duhet me i thënë po marrëveshjes, ama duhet me kërku zgjedhje menjëherë pas marrëveshjes” – vlerësoi ai.

Lajme të ngjashme