Po bënin gara në rrugë, policia ndëshkron dy shoferë në Vushtrri
Dy shoferë në Vushtrri janë ndëshkruar me nga 150 euro dhe nga një pikë negative nga Policia e Kosovës pasi kanë bërë gara sportive kundërligjshëm në rrugën Mitrovicë-Vushtrri.
Policia përmes një komunikate për media, ka thënë se ata kanë penguar pjesëmarrësit tjetër në trafik.
“Ndaj kundërvajtësve shoferëve u janë shqiptuar gjoba prej 150 euro, si dhe nga një (1) pikë negative.” – thuhet në njoftim.
Vlen të përmendet se para pak javësh, si pasojë e garave ilegale kanë vdekur tre të rinj, të cilët u aksidentuan nga një veturë që po garonte.