Plenkoviq, Vuçiqit: Bashkëpunimi ushtarak me Kosovën dhe Shqipërinë nuk është kundër Serbisë - NACIONALE

Plenkoviq, Vuçiqit: Bashkëpunimi ushtarak me Kosovën dhe Shqipërinë nuk është kundër Serbisë

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq tha se i ka sqaruar presidentit serb Aleksandar vuçiq shqetësimet për bashkëpunimin në mbrojtje mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

Takimi u zhvillua në New Delhi, në margjinat e Samitit për Inteligjencën Artificiale.

Plenkoviq theksoi se bashkëpunimi është “i fokusuar në aspektin teknik” dhe “nuk është në asnjë mënyrë i drejtuar kundër Serbisë”.

Ai shtoi se, sipas deklaratave të Vuçiqit, dilemat duket se janë tejkaluar.

Një ditë më parë, Vuçiq foli për atë që e quajti “aleanca ushtarake e Tiranës, Zagrebit dhe Prishtinës”.

Më herët, ai e kishte cilësuar këtë bashkëpunim si “kërcënimin më të madh për Serbinë”.

Lajme të ngjashme